Tech

Si mund t’i fshini në Whatsapp mesazhet e dërguara gabimisht

Mesazhi i gabuar dërguar personit të gabuar.. të gjithë e kanë gjetur veten në një situatë të tillë, duke dashur për të paktën një sekondë të mos kishin ekzistuar më në këtë botë !

Ngatërrimi i bisedave nuk është më diçka e rrallë pasi komunikimi shumëplanësh në rrjetet sociale është si një rrjet merimange në të cilën mund të ngatërrohesh shumë thjesht! POR më në fund aplikacioni i Ëhatsapp-it ka kuptuar problemin më të madh të hapësirës virtual dhe me versionin e fundit i jep zgjidhje !

“Delete message from everyone” është opsioni më i ri dhe fshin mesazhin e dërguar për të dyja palët. Pasi të jetë fshirë, ai do të shfaqet në version “this message ëas deleted (ky mesazh u fshi) në bisedën e marrësit. Në mënyrë të ngjashme, nëse e shihni këtë mesazh, nënkupton që personi me të cilin keni biseduar e ka fshirë mesazhin e fundit të dërguar. Si mund ta fshini mesazhin?

Klikoni me mesazhin që dëshironi të fshini, shkoni në butonin “delete” dhe zgjidhni “Delete message from everyone”. Ky opsion i shumëdëshiruar mund të përdoret vetëm nga personat që kanë të shkarkuar versionin e fundit të “Whatsapp” për Android, iPhone ose Windows Phone.