Shëndetësi

Si ta menaxhojmë stresin?

​ Stresi është një gjendje emocionale e tensionuar, një gjendje shqetësuese e theksuar, i cili është i pashmangshëm në jetë.
Stresi në masë të vogël është normal për jetë dhe i nevojshëm deri në atë shkallë sa nuk ndikon në kualitetin e shëndetit dhe jetës.Efektet e stresit janë të ndryshe te çdo njeri, por ajo çfarë është e nevojshme të dimë është mënyra se si të ruhemi nga stresi, si ta menaxhojmë atë, si ta reduktojmë, si të përballemi ndaj tij, çka e shkakton stresin dhe mënyra tjera të stresit, transmeton KosovaPress..
Sot shkenca njërën nga brengat kryesore të trajtimit e ka luftën dhe menaxhimin ndaj stresit, i cili është shumë i pranishëm, apo ndryshe njihet edhe si sëmundja e kohë moderne, që shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, por kryesisht nga ata faktorë që ngacmojnë gjendjen tonë emocionale.
Ka disa teknika qetësuese për stresin, si:
Aktiviteti i rregullt fizik, shkruaj diçka që të bën të rrëfehesh të fshehtat e tua, shpreh ndjenjat, bisedo, qesh, qaj dhe shpreh inatin, bej diçka që të kënaq, shko në qendra relaksimi, ku përfshihen ushtrimet për frymëmarrjen, ushtrimet për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze, Bëj aktivitete qe njihen pak, si të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktikimi i ushtrimeve imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe qëndro pranë njerëzve që bëjnë humor./KosovaPress/