Këngëtarja shqiptare tashmë me famë botërore Era Istrefi është një ndër këngëtaret më të përfolura dhe më të dëgjuara veçanërisht kënga me të cilën edhe mori famë botërisht “Bonbon”.
Era mundohet të jetë aktive në rrjete sociale në mënyrë që të mbaj të informuar ndjekësit dhe admiruesit e saj që nuk kufizohen më vetëm në Kosovë, për gjërat që i pëlqejnë dhe për përditshmërinë e saj, njofton KosovaPress.
Në rrjetin social Instagram Istrefi ka publikuar një fotografi të një veture nga brenda, ku shihet timoni dhe ndërruesi i shpejtësive të mbuluar me pambuk ngjyrë rozë dhe i ka shtuar përshkrimin,
“Do të bëhesha vozitësja më e qetë ndonjëherë”. Për më shumë shikoni fotografinë më poshtë: