Sport

Sigal Prishtina debuton me humbje në Champions

Sigal Prishtina ka debutuar me humbje në Ligën e Kampionëve.

Kryeqytetasit e kanë nisur me humbje aventurën në Ligën e Kampionëve, duke u mundur nga ekipi bjellorus, Tsmoki Minsk, me rezultat 50-57, sonte në Pallatin e Rinis dhe Sporteve në Prishtinë.

Ballafaqimi mes skuadrës sonë më të suksesshme dhe ekipit bjellorus ka dhënë një super-ndeshje, sfidë kjo e zhvilluar në një atmosferë fantastike të krijuar nga tifozët prishtinas, raporton KosovaPress.

Mysafirët nga Bjellorusia më mirë e nisi lojën, duke krijuar epërsi të lehtë në rezultat, por më pas prishtinasit ia dolën që të shkrijnë epërsinë, madje, kaluan edhe në avantazh 18-16 në finish të periudhës së parë, derisa çereku i parë u mbyll me epërsinë e skuadrës së Prishtinës prej dy pikëve (23-21). Ndërkohë, në periudhën e tretë skuadra bjelloruse ishte dukeshim më e mirë se ekipi “bardhekaltër”, duke e mbyllur këtë pjesë më epërsinë prej 10 pikëve (26-36).

Në dhjetëminutëshin e fundit, basketbollistët e Sigal Prishtinës dhanë gjithçka nga vetja, duke e kërkuar përmbysjen e avantazhin e mysafirëve, megjithatë, në momentet e caktuara ekipi mysafirë u shfaq skuadër më e koncentruar, duke e fituar ndeshjen me rezultat 50-57./KosovaPress/