Aktuale

Siguria në vendet e punës është e pakënaqshme

BSPK sot do të organizojë protestë për të kërkuar kushte më të mira për punëtorët.
Leonora Lokaj nënkryetare e BSPK-së, tha se kjo protestë organizohet nga BSPK dhe ka disa kërkesa.

“Punëtorëve nuk po u sigurohen të drejtat elementare. Ka shumë shkelje duke përfshirë edhe pushimin e lehonisë në sektorin privat”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ajo ka folur edhe për protestën që do të organizohet sot. Sipas saj kjo protestë organizohet nga BSPK dhe ka disa kërkesa.

Ajo bëri me dije se BSPK nga protesta del me këto kërkesa si: zbatimi i ligjit, siguria në punë, njohja e përvojës së punës për vitet ‘90-‘99, sigurimi shëndetësor, nivelizimi i pagave, paga minimale të bëhet 250 euro, ulja e pragut për pension nga 15 në 10 vjet.