Sport

Silva “ndez zjarrin”, ka disa fjalë për Man Utd në prag të derbit lokal

Mesfushori i Manchester City, Bernardo Silva, ka lëshuar një deklaratë thumbuese para sfidës me Manchester Untied.
Portugezi, më parë kishte thënë se nuk e konsideron Manchester Unitedin se pretendent për titull.

Prapa këtyre fjalëve duket se lojtari qëndron edhe në këtë periudhë.

“ Epo… Sa pikë pas nesh qëndrojnë ata” ka thënë Bernardo për “The Times”, transmeton lajmi.net.

“Mendoj, duke parë nga kjo situatë, pasi ata janë me nëntë pikë mbrapa, do të jetë shumë më e vështirë për ta sesa për Liverpool, Chelsea apo Manchester City” ka vazhduar portugezi.

Lojtari madje ka komentuar edhe trajnerin Jose Mourinho, por për këtë të fundit kishte fjalë të mira.

“Ai na përfaqëson mirë shtetin tonë” ka thënë lojtari.

Manchester City dhe Manchester United do të përballen sot, me fillim nga ora 17:30. /Lajmi.net/