Aktuale

Situata epidemiologjike: Asnjë i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në vend nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga Covid 19.

“Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftiin e IKSHPK’së.

E gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 670 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 54 raste pozitive.

Rastet e reja sipas IKSHPK’së vijnë nga këto komuna: Prishtinë 26 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga një rast Drenas, Obiliq, Pejë, Podujevë dhe Shtime.

the authorGazetaKNN