Aktuale

Situatë alarmante në Prishtinë

Edhe 169 raste me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Brenda kësaj periudhe, janë shënuar edhe dy viktima nga COVID-19, shkruan lajmi.net.

E më së shumti raste, madje në numër shumë të madh janë evidentuar në Prishtinë, gjithësej 71.

Kryeqyteti pasohet nga Peja me 20 e Gjilani me 16.

Raporti i plotë për komunat:

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 71 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Shtime dhe Shtërpcë.

the authorGazetaKNN