Aktuale

S’ka kuorum, dështon rezoluta e Vetëvendosjes për dialogun

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës.

Seanca e sotme është vazhdim i asaj të djeshmes, kur parashihej edhe votimi i Rezolutës së VV-së për dialogun, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, kjo rezolutë nuk kaloi pasi që nuk kishte kuorum.

“Nuk kemi kuorum të mjaftueshëm për të votuar propozim rezolutën për dialogun, por, mund të procedojmë me pikat tjera të rendit të ditës”, ka thënë Osmani.

Në këtë rast, e njëjta rezolutë do të votohet në njërën prej seancave të radhës.

the authorGazetaKNN