Aktuale

S’ka kuorum, Kuvendi shkon në pauzë

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës e cila ishte vazhdimësi e seancave të kaluara të papërfunduara, është ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas ndërprerjes së seancës ka kërkuar konsultë me shefat e grupeve parlamentare për dakordimin në vazhdimin ose jo të kësaj seance, raporton lajmi.net.

Ndryshe, as sot nuk kanë munguar tensionet brenda Parlamentit, ku Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar sallën duke kërkuar edhe shpërbërjen e Kuvendit.