Aktuale

“Skadanli i pasaportave”, MPB’ja informon pse i humbëm 5 milionë euro

Sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Driton Gashi, sot në ora 14:30 do të mbajë konferencë për media për të folur “skandalin e pasaportave”. Gashi, së bashku me avokatin Ahmet Hasollin, do të informojnë publikun në lidhje me vendin e Gjykatës së Arbitrazhit, që e dënoi Kosovën me 5 milionë euro.

“Sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Driton Gashi , sot në ora 14:30, do të mbaj konferencë për media,  ku do të flasë për vendimin e Gjykatës se Arbitrazhit në çështjen e pasaportave. I  pranishëm në këtë konferencë do të jetë edhe avokati i cili ka përfaqësuar  MPB-në  në këtë rast”, thuhet në komunikatën për media. /GazetaExpress/

the authorSamir Dalipi