Sport

Skandal, Ish- ministri Ridvan Bode ka trukuar ndeshjet e Skënderbeut

Në raportin e UEFA-s për trukimet e ndeshjeve të Skënderbeut, që përbëjnë një skandal, përmendet edhe emri i Ridvan Bodes.

Sipas raportit, ish-ministri Bode ka ndërhyrë ose ka influencuar në ndeshjet që Skënderbeu ka luajtur me Dinamon e Tiranës.

Këtë, sipas raportit e ka konfirmuar edhe trajneri Luis Manuel Blanco. Gjithashtu, raporti  thotë se tri ndeshje mes Dinamos dhe Skënderbeut kanë qenë nën hetim.

E fundit, ajo e datës 15 prillit të vitit 2011 është trukuar për qëllime fitimesh në baste. Gjithashtu, raporti shkruan se Bode ka shfrytëzuar lidhjet e tij me Presidentin e Shkumbinit (Dashamir Sula), që ishte dhe deputet, shkruan “Panorama”.

Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave janë të trukuara.

the authorSamir Dalipi