Rajon & Botë

Skandali me vezët e infektuara, holandezët ishin në dijeni nga nëntori

Ministri belg i Bujqësisë, Denis Dukarm ka thënë se autoritetet holandeze qysh nga nëntori i vitit të kaluar ishin në dijeni se vezët në Holandë janë të infektuara me insekticid, por nuk kishin informuar partnerët e tyre evropianë, transmeton AP.

Dhjetëra prodhues të vezëve në Belgjikë dhe Holandë janë nën hetime pasi që në prodhimet e tyre është gjetur prania e insekticidit fipronil, i cili është i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve, transmeton KosovaPress.