Sport

Skënderbeu kalon rrethin e parë të Ligës së Evropës

Klubi i futbollit nga Korça, Skënderbeu ka arritur që të kualifikohet në rrethin e dytë të Ligës së Evropës.

Skënderbeu sonte në Korça ka mposhtur klubin nga Kazakistani, Kairat Almaty, 2-0 (3-1).

Me këtë fitore, pas Shkëndijës së Tetovës, Skënderbeu është klubi i dytë shqiptar që arrin të kualifikohet në rrethin e dytë të kësaj lige evropiane.

Golat i shënuan Lilaj dhe Plaku. Por Lilajt nuk i eci edhe aq mirë ky takim, pasi veç gëzimit të golit, u detyrua të pajtohet edhe me karton të kuq, ku nga minuta e 75-të u detyrua ta lëshojë fushën e gjelbër. Por me 10 lojtarë në fushë ka mbet edhe ekipi mysafir, pasi nga minuta e 86-të Arzo u largua nga loja.

Takimi i parë i zhvilluar në Kazakistan, është mbyllur me rezultat 1-1, raporton KosovaPress.