Sport

Skënderbeu në epërsi ndaj Dinamo Kievit

Skënderbeu i Korçës e ka përfunduar me epërsi prej një goli pjesën e parë ndaj Dinamo Kievit, në takimin që është duke e zhvilluar në Kiev në kuadër të fazës së grupeve në Ligen e Evropës.

Golin e epërsisë e shënoi Gjergj Muzaka në minutën e 39-të. Gjatë 45 minutave shqiptarët patën edhe disa raste tjera të shënimit dhe kjo epërsi është e merituar, raporton KosovaPress.

Në takimet terja që janë duke u zhvilluar, gola më së shumti janë shënuar në takimin Austria Wien – Milan 0-3, me tre gola epërsi edhe Atalanta është duke e mposhtur Evertonin.