Rajon & Botë

Skocia shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Skoci u regjistruan 486 raste të reja të koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë në shtetin verior të Mbretërisë së Bashkuar që nga fillimi i pandemisë.

Ministrja e Parë, Nicola Sturgeon, tha se shifra janë shqetësuese dhe theksoi pse masat e reja kufizuese janë vendosur, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ajo paralajmëroi se është e rëndësishme të kihet parasysh se tani po testohen shumë më shumë njerëz sesa që janë testuar në kulmin e përhapjes më herët gjatë këtij viti.

Nga rastet e reja, zonja Sturgeon tha se 224 janë regjistruar në Glasgoun e Madh dhe Clude, përfshirë një numër të konsiderueshëm në Universitetin e Glasgout.

Njerëzve në mbarë Skocinë u është ndaluar vizita në shtëpitë e njëri-tjetrit nga e mërkura. Sturgeon paralajmëroi se ka rrezik që virusi të dalë nga kontrolli, nëse nuk merren masa urgjente për kufizimin e përhapjes.

Në fazën e parë të pandemisë por edhe më vonë, Skocia ka shënuar shumë më pak raste se vendi fqinj, Anglia, që ka një ndër shifrat më të larta të rasteve në Evropë.

the authorGazetaKNN