Sport

Skuadra italiane e kërkon Mërgim Mavrajn

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, është duke u kërkuar nga skuadra italiane, Sampdoria, sipas mediave italiane.

Ka disa ditë që mediat italiane raportojnë se klubi italian i Sampdorias interesohet për mbrojtësin shqiptar të Këlnit, Mërgim Mavraj.

Megjithatë, ditën e sotme portali “ilsecoloxix.it” ka zbuluar më shumë detaje mbi një transferim të mundshëm të Mavrajt në Serinë A.

Sipas këtij portali, Mavraj është vetëm opsion i tretë për Sampdorian në merkato.

Italinët janë vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi, por para se të tentojnë afrimin e Mavrajt, dëshirat e tyre janë Bianketi i Veronës ose Romanjoli i Karpit.

Vetëm në rast se nuk arrihet marrëveshje me një nga këta dy futbollistë, atëherë do të tentohet një goditje e minutës së fundit me Mavrajn.