Sport

Skuadra nga Serie A ëndërron transferimin e Balotellit

Mario Balotelli mund të rikthehet aty ku e nisi karrierën, në elitën e futbollit italian.

Ish sulmuesi i Interit, Manchester Cityt, Milanit dhe Liverpoolit, po kalon momente të vështira në Francë te skuadra e Nice.

Se Balotelli nuk po ‘shijon’ qëndrimin e tij në Francë e ka konfirmuar edhe trajneri i Nice, Patrick Vieira.

“Nuk ka dyshim se Balotelli ka nevojë për një sfidë të re, ai ka kontratë deri në qershor, por presidenti dhe agjenti i tij duhet gjetur një zgjidhje”, ka deklaruar trajneri i Nice, duke aluduar në largimin e italianit që në afatin kalimtar të janarit, përcjell ‘lajmi.net’.

E ardhmja e Balotellit shihet në Serie A.

Është skuadra e Torinos që ‘ëndërron’ transferimin e Balotellit, dhe tashmë ka pasur disa bisedime me agjentin e tij, Mino Raiola.

Mediet në Itali shkruajnë se problemi i vetëm i paraqitur deri më tani janë kërkesat e mëdha ekonomike nga Balotelli./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli