Rajon & Botë

Sllovakia i rihap hotelet dhe dyqanet, lejon edhe dasmat me numër të kufizuar të mysafirëve

Sllovakia mori vendim për rihapjen e hoteleve, dyqaneve dhe hapësirave të jashtme të restoranteve si pjesë e planit për riaktivizimin e ekonomisë falë përparimit të madh në luftën kundër koronavirusit.

Qeveria më 22 prill kishte marrë vendim për rihapjen e dyqaneve të vogla, ndërsa nga e mërkura dha leje edhe për mbajtjen e shërbimeve fetare dhe dasmave, por me numër të kufizuar të mysafirëve.

Të mërkurën u dha leje edhe për hapjen e salloneve të floktarëve. Këto vendime erdhën pasi Sllovakia për 11 ditë me radhë shënoi numra njëshifrorë të rasteve të reja të koronavirusit.

Sipas të dhënave më të reja, në Sllovaki deri më tani janë shënuar 1,429 persona të infektuar dhe 25 të vdekur. Më shumë se gjysma e të infektuarve tashmë janë shëruar, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Vendi i Evropës Qendrore ka shënuar shumë më pak raste të Covid-19 në krahasim me shtetet fqinje falë masave të shpejta kufizuese, përfshirë mbylljen e kufijve.

the authorGazetaKNN