Arsim & Kulturë

‘Sofra Pejane’ injorohet sërish nga komuna në festën e çlirimit

Shoqëria Kulturore e Artistike ‘Sofra Pejane’ një prej shoqërive më të lashta të traditës qytetare muzikore pejane, edhe në këtë 16 qershor, 18 vjetorin e çlirimit të qytetit të Pejës, është injoruar nga ftesa e Komunës së Pejës, respektivisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, në të gjitha aktivitetet e organizuara me rastin e festës së çlirimit.

SHKA ‘Sofra Pejane’, tash e 4 vite prej se nga qeveria komunale e Pejës, është emëruar drejtor i kulturës Engelbert Zefaj, është anashkaluar në çdo aktivitet kulturor në Pejë.

Njoftimin për anashkalim edhe kësaj radhe, e ka bërë kjo shoqëri në faqen e saj në facebook, me ç’rast ka uruar qytetarët e Pejës me rastin e 16 Qershorit.

Të anashkaluara nga ky dikaster i komunës së Pejës tash e disa vite mbeten edhe shoqëri të tjera të njohura të qytetit të Pejës.

Postimi i plotë nga SHKA ‘Sofra Pejane’;

“Urime 16 Qershori Pejë, 18 vjetori i Çlirimit të Qytetit.

Lavdi Dëshmorëve të kombit.

SHKA ‘Sofra Pejane’ edhe në këtë përvjetorë nuk ishte pjesë e agjendës festive të kësaj date të rëndësishme për qytetin dhe qytetarët, nga ana e institucioneve komunale të kulturës. SHKA ‘Sofra Pejane’-shkruan në reagimin e SHKA ‘Sofra Pejane’.

the authorE B