Sonte, në programin garues të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove në Kosovë, “Prishtina International Theater Festival” (PITF 2019), do jepet shfaqja “I’m actor human”, prodhim i Alternative Theater Group nga Maqedonia e Veriut.
Në konferencën e organizuar për media, në Teatrin AAB “Faruk Begolli”, në Kolegjin AAB, aktorja dhe njëherësh regjisorja e shfaqjes “I’m actor human”, Tea Begovska, u shpreh se ndihet e emocionuar dhe e lumtur që do të performojë sonte në Teatrin AAB “Faruk Begolli”.
Regjisorja e shfaqjes, Tea Begovska shtoi se në shfaqje ka improvizime nga aktorët që do luajnë por gjithashtu përmendi se e gjithë shfaqja varet nga audienca se sa janë ata bashkëpunues në komunikim.
Tutje, Tea Begovska tha se në tekst janë 3 monologe të cilat nuk janë ngjarje të vërteta por janë mendime të mia ose ngjarje të dëgjuara nga të tjerët, pra janë gjëra të cilat i bëjmë dhe i duam, pasi që çdoherë pyesim vetën se kush jam dhe se çfarë jam duke bërë.
Theksojmë se shfaqja “I’m actor human” do jepet sonte nga ora 19:30 dhe pas shfaqjes do të vazhdohet me after party të organizuar nga Kolegji AAB./GazetaKNN/