Tech

Sony dhe Mercedes me laptop special për tregun japonez

Kompanitë Sony dhe Mercedes-Benz kanë bashkuar forcat për të përgatitur serinë e kufizuar të laptopave Vaio Z në tregun japonez.

Laptopi unikat posedon disa detaje të Mercedes-it, përfshirë edhe fotografinë e konceptit Vision Tokyo mbrapa ekranit dhe modelit klasik 300SL, si dhe shenjën e kompanisë. Po ashtu, me rastin e ndezjes së pajisjes do të dëgjohet zëri i motorit, transmeton KosovaPress.

Laptopi ka 8 GB RAM, 256 GB SSD memorie, procesor Intel i7 dhe sistem operativ Windows 10. Në ofertë është edhe versioni me procesorin Intel i5. Për fat të keq, Vaio Z special do të jetë i pranishëm vetëm në tregun japonez dhe do të prodhohet në vetëm 100 njësi. Versioni me procesor i7 do të kushtojë 2.500 dollarë, ndërsa ai me procesor i5 kushton 2.224 dollarë.