Tech

Sony Xperia XA1 Ultra debuton në SHBA

Sony Xperia XA1 Ultra tani është në dispozicion në SHBA dhe çmimi i pajisjes është 399.99 dollarë tek operatorët amerikan AT&T dhe T-Mobile.

Për të gjithë ju që nuk e dini, Sony Xperia XA1 Ultra vjen me ekranin prej 6 inç në Full HD me 1920 x 1080 piksel.

Pajisja mbështetet nga procesori MediaTek Helio P20 me 4GB RAM dhe 32GB memorie, por me mundësi të mëtejshme zgjerimi të hapësirës.

Sony Xperia XA1 Ultra vjen me kamerën kryesore me 23MP për foto dhe video dhe kamerën e përparme me 16MP për selfie. Telefoni poashtu ofron baterinë me 2700 mAh dhe Android 7.0 Nougat.

the authorE B