Aktuale

Sot Dita Botërore e Metrologjisë

Sot është Dita Botërore e Metrologjisë e cila feston firmosjen e Konventës së Metrit më 20 maj 1875 nga përfaqësuesit e 7 shteteve. Kjo konventë vendosi bazat e bashkëpunimit botëror në shkencën e matjeve dhe aplikimeve të saj në industri, tregti etj.

Në këtë ditë, të gjitha institucionet e metrologjisë në botë apo organizatat rajonale dhe ndërkombëtare që operojnë në këtë fushë, organizojnë aktivitete promovuese dhe ndërgjegjësuese për publikun apo grupet e interesit.

Qëllimi i kësaj dite është për të ndërgjegjësuar publikun se sa shumë matjet ndikojnë në jetën e secilit prej nesh./KosovaPress/