Aktuale

Sot edhe Ferizaj vendos, e diela ditë pushimi

Në Kuvendin Komunal në Ferizaj sot është votuar që dita e diel të bëhet ditë pushimi për të gjitha bizneset.

Ky vendim sipas një njoftimi pritet të votohet nga asamblistët në seancën e Kuvendit Komunal.

“Në këtë mbledhje janë diskutuar shumë pika të rendit të ditës, por ajo e cila morri vëmendjen ishte aprovimi i Rregullores për Caktimin e Orarit të Punës së Veprimtarive Afariste dhe Veprimtarive të tjera në territorin e Ferizajt, rregullore kjo që pritet të merr dritën jeshile në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës. Këtë rregullore para anëtarëve të KPF-së, e ka prezantuar drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi”, thuhej në njoftimin e Komunës ditë më parë.

Propozimi që e diela të jetë ditë pushimi erdhi pas një debati për dhe kundër rregullores që përcakton orarin e bizneseve e që pritet të miratohet dhe përmes një deklarate mbështetje për këtë iniciativë ka kërkuar edhe kreu i Ferizajt,Agim Aliu.

Ai ka thënë se rregullorja nuk është kundër askujt, rregullon orarin e bizneseve dhe se në kuadër të saj parashihet që pjesa më e madhe e subjekteve nuk do të punojnë të dielën.

Madje u ka bërë thirrje këshilltarëve komunal që ta votojnë rregulloren ngase është në të mirë të të gjithëve.