Kuriozitete

Sot është dita më e gjatë e vitit, hëna do të jetë e veçantë

Dita më e gjatë e vitit 2016, është sot, dhe pikërisht i bie të jetë në të njëjtën kohë me hënën e plotë, e cila nuk ka ndodhur që nga viti 1967.

Qielli i natës së sotme do të ndriçohet nga një hënë e cila i ngjan luleshtrydhes për nga forma.

Këtë emër ia kanë lënë amerikanët të cilët besonin se kjo shënonte sezonin e rritjes së luleshtrydheve.

25,000 hipi dhe paganë pritet të mblidhen në Stonehenge, vendin që ndodhet 130 km nga Londra, aty ku çdo vit festohet solstici i verës. (Solstici i verës është dita më e gjatë e vitit)

Njerëzit që duan sonte të festojnë në këtë vend, duhet që të paguajnë 15 dollarë për hyrje dhe gjithashtu e kanë të ndaluar që të konsumojnë alkool.

Kjo ngjarje tregon gjithashtu se ditët do të fillojnë të shkurtohen deri më datën 21 dhjetor, kur do të fillojnë që të zgjaten përsëri.

Javën e kaluar, astrologu Timothy Halloran ka thënë se ngjarjet e sotme kozmike do të shkaktojnë “çmenduri , halucinacione dhe iluzione të madhështisë” në njerëz. /KosovaPress/

the authorSamir Dalipi