Rajon & Botë

Sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë

Sot në Francë mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe epilogu i tyre, pavarësisht asaj se si do të jetë, do të ndikojë në çerdhet ekstremiste në Siri e deri te bursat në Hong Kong dhe Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shkruan agjencia AP.

Kur bëhet fjalë për Evropën, zgjedhjet presidenciale sipas vlerësimeve të agjencisë AP, për nga pasojat mund të kalojnë edhe Brexit.

Po sipas kësaj agjencie, votuesit e dëshpëruar francezë sot do të zgjedhin ndërmjet “dy të këqijave” – kandidatit të papërvojë Emanuel Makron dhe lideres të së djathtës ekstreme Marin Le Pen.