Aktuale

Sot merret vendimi për rastin “Kumanova”

Gjykata penale në Shkup pritet të bëjë publik aktgjykimin për rastin e “Kumanovës”. Me kërkesë të MPB-së dhe Drejtorisë për siguri publike, Gjykata themelore Shkupi 1 shpalljen e aktgjykimit njëherë e shtyu sepse forcat policore ishin të angazhuara në mbajtjen e rendit dhe qetësisë për zgjedhjet lokale.

Për këtë proces gjyqësorë janë harxhuar rreth 3 milionë euro sepse për mbajtjen e një seance janë harxhuar mbi 50 mijë euro për angazhimin e një numri të madh të forcave policore, ekipe dhe helikopter, raportojnë mediat në Maqedoni, transmeton Klan Kosova.

Ky proces ka nisur në shkurt të këtij viti kur në bankën e të akuzuarve u ulën personat të cilët akuzoheshin si organizatë terroriste për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në lagjen e Trimave në Kumanovë.