Aktuale

Sot pritet riformatimi i Qeverisë së Maqedonisë

Sot është dita finale për plotësimin e kabinetit qeveritar, respektivisht përzgjedhjen e ministrit të ri të Shëndetësisë, ministrit pa resor dhe zv.ministrit të Arsimit.

Alsat mëson se edhe më tej mbetet e hapur mundësia e ri formatimit më të gjerë dhe ndryshime të resorëve mes partive të koalicionit. Çështja ka mbetur pezull prej disa javësh, që kur anëtarët e Qeverisë u zgjodhën në krye të institucioneve të pushtetit lokal.

Aleanca për Shqiptarët këmbëngul që edhe më tej të drejtojë dikasterin e Shëndetësisë duke propozuar emrin e Vullnet Feratit por vetë kryeministri Zaev kishte deklaruar se do të shqyrtohen edhe propozime dhe emra të tjerë.

the authorE B