Aktuale

Sot publikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 11 qershor.

Kështu i ka thënë KosovaPress-it, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ku edhe bëri të ditur që kanë përfunduar numërimi i votave me kusht.

Sipas tij, menjëherë pas shpalljes së rezultateve fillon rrjedha e afatit 24 orësh i ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa./KosovaPress/