Aktuale

Sot shpallen emrat e gazetarëve fitues të çmimeve për varfërinë

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mbajnë sot ceremoninë e dhënies së çmimit të varfërisë për gazetari 2016.

Ky është viti i 11-të i ceremonisë tradicionale të ndarjes së çmimeve, dhe këtë herë do të shënojë edhe Ditën Ndërkombëtare për çrrënjosjen e varfërisë.

Ceremonia mbahet në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në lagjen “Dardania” në Prishtinë duke filluar nga ora 18:00./KP