Rajon & Botë

Spanja dhe Portugalia e rihapin kufirin e përbashkët për turistët

Kryeministrat e Spanjës dhe Portugalisë të mërkurën zyrtarisht e kanë rihapur kufirin e përbashkët për të gjithë udhëtarët, tre muaj pas mbylljes shkaku i koronavirusit.

Në praninë e Mbretit Felipe të Spanjës dhe presidentit të Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, dhe homologu i tij portugez, Antonio Costa, e bënë hapjën e kufirit në mënyrë solemne.

Për më tepër, të gjitha kufizimet në udhëtime me Bashkimin Evropian u larguan javën e ardhshme, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

“Mirëqenia jonë dhe fati ynë i përbashkët brenda projektit evropian varen nga hapja e këtij kufiri. Pandemia na dha një vizion të ri të së kaluarës që nuk duam t’i kthehemi – një kontient me kufij të mbyllur”, tha kryeministri portugez.

Spanja dhe Portugalia janë destinacione të famshme turistike për evropianët, por edhe për njerëzit e kontinenteve të tjera. Ekonomia e këtyre vendeve varet shumë nga turizmi.

the authorGazetaKNN