Rajon & Botë

Spitalet britanike shënojnë 106 të vdekur nga Covid-19

Në spitalet britanike janë shënuar edhe 106 viktima të reja të koronavirusit. Shifra e përgjithshme e viktimave ka shkuar në 38,482.

Sidoqoftë, ky nuk është numri përfundimtar, sepse më vonë do të publikohen të dhënat që tregojnë edhe për rastet që kanë ndodhur në shtëpitë e të moshuarve, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Nga kjo shifër, 85 raste fatale u regjistruan në Angli, 11 në Uells, nëntë në Skoci dhe vetëm një në Irlandën Veriore.

Mesatarisht, në Britani po shënohen 54 mijë raste të reja të infektimeve në javë, ndonëse në fillim të majit kjo shifër ishte 61 mijë.

Britania është në mesin e vendeve me më së shumti viktima dhe të infektuar me koronavirus në Evropë dhe në botë. Nga kjo sëmundje nuk ka shpëtuar pa u prekur as kryeministri i vendit, Boris Johnson, i cili disa ditë kishte qendruar në repartin e kujdesit intensiv në spital.