Rajon & Botë

Spitalet britanike shënojnë 164 të vdekur nga koronavirusi për 24 orë

Gjatë 24 orëv të kaluara, spitalet britanike i kanë shënuar 164 të vdekur nga koronavirusi.

Nga kjo shifër, 143 viktima janë shënuar në Angli, 12 në Skoci, shtatë në Uells dhe dy në Irlandën Veriore, shkruan “Metro”, transmeton Gazeta Express.

Sidoqoftë, kjo shifër është preliminare, sepse aty nuk përfshihet rastet që kanë ndodhur në shtëpitë e të moshuarve dhe në vende të tjera. Departamenti i Shëndetësisë pritet që më vonë ta publikojë shifrën zyrtare të viktimave.

Sipas statistikave, shifra javore e të vdekurve nga koronavirusi në Britani të Madhe ka qenë më e ulëta në shtatë javët e fundit.

Britania e Madhe është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë dhe në botë. Sidoqoftë, qeveria e këtij vendi ka vendosur t’i rihapë shkollat, pavarësisht kundërshtimit të sindikatave të mësuesve.