Aktuale

Sprej, thikë e sëpatë me mbishkrimin e policisë, në veturën me targa të huaja

Tre shtetas të Republikës Çeke janë arrestuar sot rreth mesditës gjatë tentimit të hyrjes në Kosovë, për shkak se gjatë kontrollit në veturën ‘Volvo’ me targa çeke janë gjetur një sprej kimik, thikë dhe sëpatë, të gjitha këto me mbishkrimin e policisë çeke.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:15 në kufirin e Bërnjakut afër Zubin Potokut.

Sipas këtyre burimeve, vetura dhe armët janë konfiskuar, ndërsa më urdhër të prokurorit të shtetit, procedura ndaj të dyshuarve do të zhvillohet me urgjencë, meqë bëhet fjalë për shtetas të huaj.

Rasti është inicuar si vepër penale për  mbajtje, kontrollë dhe posedim ilegal i armëve.