Aktuale

Sputnjik: Arrestohen 6 shqiptarë në Graçanicë, konfiskohen armë

Derisa Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po qëndron në Mitrovicën veriore, ku bëri homazhe në vendin ku u vra Oliver Ivanoviq, Policia e Kosovës në Llapna Sellë ka arrestuar disa kosovarë dhe ka konfiskuar disa armë.

Kështu të pakën shkruan media serbe Tanjug, duke cituar Sputnjikun, ku thotë se në një lokal të Llapna Sellës, fshat ky me shumicë serbe në Graçanicë, policia e Kosovës ka konfiskuar nga gjashtë shqiptarë, dy revole, municion dhe dy thika.Me tutje thuhet se policia e Kosovës ka njoftuar se tek të dyshimtit janë gjetur edhe dy shufra metalike.