Aktuale

Stavileci: Jemi 20% para partisë së dytë

Blerand Stavileci nga PDK-ja ka thënë se koalicioni i tyre me AAK-në, Nismën dhe 10 partitë e tjera më të vogla, është larg vendit të dytë.

“Ne krahasim me vendin e dytë na shkojmë mbi 20 për qind”, ka thënë Stavileci, në TV Rrokum.Sipas tij, është kampione, sa i përket aderimit të të rinjve në këtë subjekt.

“S’kemi konkurrencë me partitë e tjera lidhur me këtë, emrat që na u kanë bashkuar janë emra të njohur, të cilët s’munden me u kontestu”.

Për koalicionin PDK-AAK-NISMA, Stavileci thotë se këto tri parti e kanë në gjenin e tyre vendimmarrjen.Kurse LDK-ja, sipas tij, ka mungese të guximit në vendimmarrje.

Stavileci në vazhdim ka thënë se PDK nuk e ka etiketuar asnjë parti, përkundrazi LDK-ja dhe tjerët kanë fjalor etiketues ndaj PDK-së.