Rajon & Botë

Steinmeier: BE nuk duhet të bie në depresion

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë sot se Bashkimi Evropian nuk duhet të bie në depresion dhe paralizë pas shkëputjes së Britanisë së Madhe nga blloku.

BBC njofton se ai i bëri këto komente pak para një takimi urgjent të gjashtë anëtarëve themelues të BE-së, për të diskutuar vendimin, transmeton Gazeta Express.

Ata do ta konsiderojnë procesion dhe shpejtësinë e daljes së Britanisë nga blloku, dhe ka shumë mundësi që do të diskutojnë se si t’i zhbindin vendet tjera në mënyrë që mos ta bëjnë të njëjtën gjë.

Ndërkohë, kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka njoftuar se do të lë postin e kryeministrin në tetor të këtij viti.

Gjashtë vendet që po marrin pjesë në bisedime në Berlin – Gjermania, Franca, Italia, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda – së pari i bashkuan forcat në vitet 1950-ta dhe ende e formojnë thelbin e BE-së.

Samiti i parë i liderëve të BE-së pa Britaninë do të mbahet këtë të mërkurë.

BE i ka bërë thirrje Britanisë që t’i nisë negociatat që të dalë shpjet nga BE./Express