ShowBiz

Stine nis xhirimet e videoklipit të ri

Stine është duke përgatitur këngën e re.

Stine ka nisur xhirimet për videoklipin e ri, të cilin pritet ta publikojë shumë shpejt për fansat e tij, shkruan lajmi.net.

Lajmin e bëri të ditur vet Stine përmes një postimi në Instagram, ku pak ditë pasi publikoi këngën e re solli pamje nga shesh-xhirimi për klipin tjetër.

Ai nuk preferoi të japë më shumë detaje rreth kësaj çështjeje, por përmes fotos la të kuptohet se kënga është duke u ‘gatuar’.

Kujtojmë se “Perfeksion” titullohet projekti i fundit muzikor nga Stine, këngë e cila erdhi në bashkëpunim me Johny Doctor dhe Beratin. 

the authorGazetaKNN