Aktuale

Stojanoviq nuk i ndal akuzat për deputetët e kthyer në Kuvend

Kthimi i pesë deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, do të bartë pasoja politike, sepse sipas tij, ata nuk punojnë  në interes të serbëve të Kosovës.

Pjesa tjetër e deputetëve do të kthehen në  Kuvendin e Kosovës vetëm kur sheh vendime konkrete dhe vullneti për formimin e Asociacionit të Komunave serbe.

Për të gjitha problemet e popullit serb në Kosovë ka pasur një mungesë të unitetit të përfaqësuesve të saj  politikë.

Kështu ka thënë zëvendëskryeministri serb në Qeverinë e Kosovë, Branimir Stojanoviq për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton Klan Kosova.

“Ata do të dënohen dhe izolohen. Situata do të zgjidhet dhe akterët do t`I vuajnë pasojat”, shtoi ai.

Stojanoviq beson se lideri i socialistëve, Aleksandar Vulin nuk ka pasur informacione të bollshme lidhur me procedurat e kolegëve të partisë së tij në Kosovë dhe se çdo gjë do të qartësohet në takimin që do të mbahet në Qeverinë e Serbisë të hënën.

Sipas tij,  deputetët e Listës Serbe të cilët janë kthyer në Kuvendin e Kosovës duhet të kuptojnë se nuk kanë asnjë mbështetje dhe që nuk mund të bëjnë politika të tjera  por vetëm një  e cila siç tha ai  është në interes të popullit dhe të shtetit serb.