Aktuale

Stojanoviq: Themelimi i Asociacionit, kusht për kthimin në institucione

Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq ka deklaruar sot se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe siç edhe është dakorduar në Bruksel do të ishte një arsye për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

“Pra kur e shohim një vullnet të qartë dhe konkret që të fillojë procesi i themelimit të Asociacionit ashtu siq edhe është me marrëveshje, jo me improvizime dhe trillime të reja, atëherë do të ishte një arsye e ligjshme që ne të kthehemi në institucione dhe të punojmë për atë që është më e rëndësishme për ne”, ka thënë Stojanoviq për agjencinë e lajmeve Tanjug.