Rajon & Botë

Stone një nga mbrojtëset më të mëdha të të drejtave të grave

Më 13 gusht të vitit 1818, lindi Lucy Stone, një nga mbrojtëset dhe veprimtaret më të mëdha të të drejtave të grave të shekullit 19-të.

Lucy Stone ndoqi studimet universitare, megjithë kundërshtimin e fuqishëm të babait të saj, i cili mendonte se gratë nuk duhet të kenë arsim të lartë.

Pasi përfundoi studimet, Lucy Stone filloi të mbajë leksione për të drejtat e grave dhe u bë mjaft e njohur. Në vitin 1855 ajo u martua me mjekun Henry Blackwell, por vazhdoi të mbajë mbiemrin e saj edhe pas martesës.

Lucy Stone u bë më pas redaktore e ”Gazetës së grave”, që për shumë vite me radhë ishte organi zyrtar i Shoqatës Kombëtare të Grave Amerikane.

Ajo luajti një rol aktiv në përpjekjet për t’u dhënë grave të drejtën e votës dhe të drejta politike deri sa vdiq, në tetor të vitit 1893.

the authorE B