Sport

Strakosha në dyshim për derbin e Romës

Strakosha është në dyshim për derbin me Lazion.

Pas Radja Nainggolan, tani portieri shqiptar i Lazios, Thomas Strakosha është në dyshim për derbin e Romës, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, është larguar para kohe nga kampi stërvitor i Belgjikës për shkak të një tërheqje muskulore dhe është në dyshim që të paraqitet në derbi vikendin e ardhshëm.

Në anën tjetër, Lazio mund të jetë pa portierin, Strakosha, që u largua kampi i Shqipërisë për shkak të problemeve muskulore.

Roma e Lazio do të përballen në stadiumin “Olimpico” të shtunën me 18 nëntor nga ora 17:00. /Gazeta Express/

the authorE B