ShowBiz

Stresi lë duhanin gjatë karantinës: Jam bërë djalë i mirë

Reperi Stresi ishte sot në një lidhje skype me emisionin “Rreze dielli”, ku nga shtëpia e tij tregoi si po e kalon karantinimin. Stresi u shpreh se ka lënë duhanin, po ushqehet shëndetshëm e po bën vrap. 

Reperi tregoi se po jeton vetëm ndërsa prindërit i sheh nëpërmjet ballkonit.

“Dal për vrap, kam lënë duhanin. Kjo karantinë është shumë e thjeshtë për mua. Gjithmonë kam mbajtur karantinë edhe në kohë të thjeshta, por kjo nuk është shaka!  I bëj thirrje të gjithë të rinjve, mos të pijnë duhan më shumë, por të ushqehem shëndetshëm. Prindërit i shoh nëpërmjet ballkonit, ata janë në shtëpinë e tyre dhe kanë marrë masa të rrepta.  Ushqimet i marr vetë, gatuaj vetë, po punoj me muzikën, po shkruaj.” shprehet Stresi. 

the authorGazetaKNN