ShowBiz

Stresi pritet të martohet këtë vit

Arkimed Lushaj kurrë nuk e fsheh jetën private, të cilën e shfaq edhe në rrjetet sociale.Ai së fundi ka publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa shihet përkrah një vajzë. Ajo quhet Kejsi dhe ka katër vjet që është në lidhje të fshehtë me reperin shqiptar, i njohur më mirë si Stresi.Këngëtari ka bërë të ditur se ky do të jetë viti i tyre, që aludon për një martesë të mundshme me bukuroshen.

“Viti 2018, viti jon”, ka shkruar ndër të tjerash në Instagram, Arkimedi.
Stresi ka treguar se ka në plan që largohet drejt Kanadasë, ku edhe jeton e dashura e reperit, por ndërkohë do sjellë albumin e tretë muzikor.