Arsim & Kulturë

Studentët e arteve të AAB-së, sjellin ekspozitën e parë virtuale të studentëve në Kosovë

Për herë të parë në vendin tonë, një Fakultet i Arteve sjell një ekspozitë virtuale të studentëve, e këtë do ta bëjnë pikërisht studentët e Kolegjit AAB.

“Nuk mund ta karantinosh artin”/ Can’t quarantine ART, mban titullin ekspozita virtuale e studentëve të Fakultetit të Artit të Kolegjit AAB, që për të gjithë artdashësit do të hapet të enjten më 09 prill 2020.

Ekspozita online që vjen te ne përmes një galerie virtuale, do të jetë e hapur deri në fund të muajit prill, ndërsa vjen si përgjigje ndaj situatës pandemike nga Covid-19, në të cilën ndodhet i tërë globi.

Ekspozita do të përfshijë 50 punime digjitale në zhanrin Neë Media Arts, të punuara në zhanret Digital Painting, Mixed Media Arts, etj., e të cilat janë punuar nga studentët e vitit të parë dhe të dytë të Dizajnit Grafik, të udhëheqyr nga profesori i lëndës Besim Mikullovci.

Hapja e ekspozitës do të bëhet të enjten, më 09 prill 2020 në orën 17,30 në transmetim live në faqen e Kolegjit AAB në facebook.