Shëndetësi

Studimi: Ndikimi i ciklit në të menduarit e femrës është vetëm një mit

Gratë kanë theksuar se gjatë ciklit mujor ato bëhen më të nevrikosura.

Tani, megjithatë, shkencëtarët kanë thënë se ideja që cikli menstrual i gruas ndikon në të menduarit e saj është asgjë më shumë se një mit.

Sipas disa studimeve të mëparshme, gratë janë më impulsive dhe me humor të ndryshueshëm para periudhës së tyre, dhe pastaj më shumë “racionale”, transmeton Indeksonline.

Por, hulumtimi i fundit i cili u bazua në tri aspekte të aftësive mendore gjatë dy cikleve menstruale, thotë të kundërtën.

Duket se pavarësisht nivelit të hormoneve jashtëzakonisht të luhatshme në trupin e një gruaje, ato nuk kanë efekt në aftësinë e saj për të kujtuar ose për të marrë vendime. Gjetjet sugjerojnë se shkaku i problemeve mund të qëndrojnë në të vërtet diku tjetër.

Ata arritën në përfundim se nivelet e hormoneve të estrogjenit, progresteronit dhe testosteronit nuk kanë pasur ndikim në kujtesë të punës, e cila është aftësi për të kujtuar fakte duke përfunduar një detyrë./Indeksonline/