Aktuale

Stuhia në Istog ka shkaktuar dëme në vlerën e 1.5 milionë eurove

Në Komunën e Istogut ka përfunduar procesi i vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga era e fortë që ka përfshirë javën e kaluar gjithë territorin e kësaj komune. Sipas vlerësimeve të bëra në terren nga komisionet komunale, shuma e dëmeve, pa i përfshirë dëmet në biznese, është afro 1.5 milionë euro.

Drejtori për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Rugova, ka treguar për “Kohën Ditore” se dëmet më të mëdha janë shkaktuar në sektorin e bujqësisë, ku, sipas vlerësimeve, dëmi është rreth 623 mijë euro. Shuma e madhe e dëmeve, sipas tij, është edhe në objektet e banimit.

“Dëmi në shtëpi është mbi 500 mijë euro. Dhe kjo shumë mund të jetë edhe me e lartë, sepse ekipet janë ende duke punuar në terren. Kurse nëobjektet arsimore dëmi është162 mijë euro, nëobjektet shëndetësore 14 mijë euro, në infrastrukturë rrugore, rrjet të ndriçimit publik, kamerat e sigurisë, shenjat e komunikacionit… dëmi është40 mijë euro, ndërsadëmi i përgjithshëm në objektet komunale të administratës dhe në ndërtesat e banimit kolektiv është vlerësuar në 115 mijë euro. Ndërkohë, ende kemi që paraqiten rastet. Dëmet nuk janë vlerësuar nëpër biznese, të cilat do të vlerësohen më vonë, pasi aktualisht i kemi emergjente këto të tjerat”, ka thënë Rugova.

Listën e këtyre dëmeve Komuna e ka në plan t’ia dërgojë Qeverisë së Kosovës. Kurse për rastet emergjente, siç tha Rugova, drejtoria e tij në rastet më të rënda veç ka intervenuar me fondet e veta.

“Ne si drejtori vjet e kemi kontraktuar operatorin për dy vjet për raste emergjente dhe raste sociale,dhe në bazë të asaj kontrate i kemi sanuar dëmet në objektin e Komunës, nëShtëpinë e Shëndetit, në tri shkolla dhe në rreth dhjetë shtëpi që kanë qenë raste të rënda. Vjet e kemi pasur buxhetin mbi 41 mijë euro e për sivjet janë planifikuar 45 mijë euro buxhet për raste emergjente e sociale. I gjithë fondi nuk ka qenë i harxhuar dhe kemi intervenuar deri tash në shumën mbi 13 mijë euro. E për këto të tjerat presim të ndahen mjete nga Qeveria”, ka theksuar Rugova./FaktePlus