Sport

Suarez me fjalë të mëdha për Messin

Suarez ka lavdëruar Messin pas paraqitjes mbresëlënëse ndaj Espanyolit.

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka thënë se është “privilegj” që luan përkrah Lionel Messit, pasi shkëlqeu në fitoren ndaj Espanyolit në shtunën.

Messi shënoi het-trikun e 38 për Barcelonën dhe të 42’in në karrierë, duke ndihmuar ekipin e Ernesto Valverdes t’i rrëmbejë tri pikë në derbin e Katalunisë, që tani ka katër pikë më shumë se Real Madridi.

“Është privilegj të luash me më të mirin në botë, Lionel Messin. Ai po vazhdon të tregojë se të tjerët janë shumë larg tij”, u shpreh Suarez.

“Janë tri pikë me rëndësi pasi na lejon të shkëputemi në katër pikë nga Reali, megjithëse gjithçka është herët, ishte vetëm ndeshja e tretë”, deklaroi Suarez. /Gazeta Express/