Aktuale

Suharekë: E therin me thikë midis lokalit

Më 18 korrik (dje) rreth orës 16:00 në rrugën “Brigada 123”, Suharekë, një i dyshuar mashkull ka therur me thikë një person, pas një fjalimi në një lokal të këtij qyteti.

Policia e Kosovës raporton se viktima është sulmuar me një thikë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.